E rëndë/ Nxënësi plagos me thikë 4 mësues

E rëndë/ Nxënësi plagos me thikë 4 mësues

22:42, 20/03/2019
A+ Aa A-

Një nxënës i armatosur me thikë ka plagosur një mësuese dhe tre persona të tjerë në një shkollë në kryeqytetin e Norvegjisë.

Viktimat ishin pjesë e stafit pedagogjik në shkollën “Brynseng” dhe u dërguan me urgjencë në spital me disa lëndime të lehta.

Sulmuesi, i cili është nxënës në shkollë është ndaluar nga policia, por ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Një zëdhënës i policisë tha se kjo cështje është nën hetim.

“Një djalë shumë i vogël është arrestuar. Nuk mund të tregoj se në cilën klasë është. Ai u arrestua brenda ambienteve të shkollës”, tha ai.

Policia zbuloi se nxënësit kanë qenë dëshmitarë të incidentit, por fatmirësisht asnjë nuk është lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco