Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

FOTO/ Meksikanët vjedhin materialet e murit në kufirin me SHBA-të

FOTO/ Meksikanët vjedhin materialet e murit në kufirin me SHBA-të

21:42, 20/03/2019
A+ Aa A-

Muri në kufirin ndarës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës ka filluar të shkatërrohet.

Hajdutët meksikanë në jug të kufirit me amerikën kanë vjedhur disa prej telave me gjemba, të cilat më pas i kanë përdorur për të forcuar shtëpitë  e tyre në Tijuana, u shpreh një shef i policisë lokale. Pavarësisht kësaj, kapja e hajdutëve në akt ishte një gjë mjaft e vështirë.

Pavarësisht se presidenti Donald Trump urdhëroi vendosjen e gardhit të sigurisë  për të ndarë San Diegën nga Tijuana , pak pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan ardhjen e shumë emigrantëve të paligjshëm, si duket muri me gjemba shumë shpejt po shpërbëhet.

Ndërkohë tani, disa muaj më vonë, një pjesë  e mirë e telit raportohet të jetë zhdukur nga muri, për t’u vendosur në shtëpitë e njerëzve në Tijuana, tha shefi i policisë Marco Antonio Sotomayor Amezcua për shtypin lokal Milenio.

“Ne e dimë për vjedhjen e telit me gjemba sepse autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar ndihmën tonë.”, tha Sotomayor.

Ai nga ana tjetër shpjegoi se teli i marrë nga muri është më i fortë, më i mprehtë dhe me cilësi më të mirë sesa çdo gjë që shitet në dyqanet meksikane.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco