Shtyhen zgjedhjet presidenciale në Afganistan, njihuni me arsyen

Shtyhen zgjedhjet presidenciale në Afganistan, njihuni me arsyen

21:04, 20/03/2019
A+ Aa A-

Në Afganistan zgjedhjet presidenciale do dhtyhen me dy muaj në mënyrë që të evitohen problemet e mundshme dhe autoritet e organet përgjegjëse të përgatisin proçesin ashtu siç duhet.

Këtë deklaratë e ka pohuar Udhëheqësja e Komisionit të Pavarur Zgjedhor në Afganistan, Haëa Alam Nuristani

Nuristani u ka thënë gazetarëve në Kabul më 20 mars se zgjedhjet presidenciale planifikohet të mbahen më 28 shtator, bashkë me zgjedhjet në disa distrikte si dhe me zgjedhjet parlamentare në Provincën Gazni.

Nuristani ka thënë se Komisioni do të jetë në gjendje të organizojë zgjedhjet vetëm nëse sigurohen fondet nga palët e përfshira, duke përmendur Qeverinë e Kabulit dhe komunitetin ndërkombëtar, shkruan REL.

Zgjedhjet presidenciale fillimisht ishte planifikuar të mbaheshin në muajin prill, derisa më vonë janë shtyrë për 20 qershor.

Zgjedhjet parlamentare, të mbajtura në muajin tetor, janë cilësuar nga Nuristani si “më të këqijat në 15 vjetët e fundit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco