'Tregojini botës se po vuajmë', ja apeli që bëjnë të mbijetuarit e ciklonit

'Tregojini botës se po vuajmë', ja apeli që bëjnë të mbijetuarit e ciklonit

20:51, 20/03/2019
A+ Aa A-

Cikloni Idai i cili ra në Afrikë ka vrarë mbi 1000 njerëz. Kjo fatkeqësi natyrore bëri jehonë në mbarë botën.

Të mbijetuarit e ciklonit Idai në qytetin Beira po kërkojnë ndihmë nga e gjithë bota duke treguar se po vuajnë.

Deri tani, bilanci i viktimave ka arritur në 300, por mund të jetë shumë më i lartë.

Ata që mbijetuan nga fatkeqësia kanë mbajtur zi për humbjen e të afërmve të tyre dhe janë munduar të shpëtojnë gjërat e tyre. Ata janë të dëshpëruar për ushqim, strehim dhe veshje, raporton gazetari i BBC, Pumza Fihlani nga Beira.

"Unë nuk kam asgjë, kam humbur gjithçka, nuk kam as ushqim, as batanije. Kemi nevojë për ndihmë", tha një grua.

Agjencitë e ndihmave kanë reaguar dhe po përpiqen të arrijnë tek ata që janë ende të bllokuar në të gjithë rajonin.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco