FOTO/ Tërmeti i fuqishëm shkund Turqinë, ja pamjet

FOTO/ Tërmeti i fuqishëm shkund Turqinë, ja pamjet

20:02, 20/03/2019
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 5.7 shkallës rihter goditi pjesën jugperëndimore të Turqisë, me epiqendër rreth 56 kilometra në juglindje të qytetit të Denizli.

Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti u pasua nga dy lëkundje të tjera.

Kryetari i Bashkisë së qytetit Acipayam, Hulusi Sevkan, tha se nuk kishte raportime për viktima, por tërmeti shkaktoi dëme në disa shtëpi.

Tërmetet në Turqi janë të shpeshta. Një tërmet me magnitudë 7.4 ka vrarë më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore në vitin 1999.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco