Aksione për të marrë enklavën e fundit të ISIS

Aksione për të marrë enklavën e fundit të ISIS

17:50, 20/03/2019
A+ Aa A-

ISIS është në grahmat e tij të fundit. Aksionet e njëpësnjëshme kanë bërë që grupi të shkatërrohet.

Forcat Demokratike të Sirisë kanë kryer një tjetër operacion pastrimi këtë të mërkurë në enklavën e fundit ku vepron ISIS, në Sirinë Lindore.

Luftëtarët me armë në duar bënë kërkime në Baghouz, qytet shumë pranë kufirit me Irakun, për të gjetur xhihadistë që mund të jenë fshehur.

Kërkimet ishin intensive, mirëpo nuk janë shënuar përplasje dhe as viktima. Disfata e ISIS në Baghouz do t’i jepte fund kontrollit të saj territorial mbi një pjesë të konsiderueshme territori në Siri dhe në Irak, vende që janë mbajtur nën kontroll prej organizatës terroriste që nga viti 2014, shkruan “Reuters”.

Ndërsa kjo duket të jetë një betejë finale me rëndësi ndaj ISIS, por se kërcënimi prej terroristëve xhihadistë mbetet real. Një zëdhënës i milicisë së Forcave Demokratike të Sirisë deklaroi se kishin bërë ofensive në Baghouz, duke shtyrë luftëtarët e ISIS drejt zonave më pak të “lakmuara” ose në kampe të improvizuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco