Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

'Balzaku i Bosforit'/ Orhan Pamuk për 'Le Point': Europa, moskokëçarëse ndaj demokracisë në Turqi

'Balzaku i Bosforit'/ Orhan Pamuk për 'Le Point': Europa, moskokëçarëse ndaj demokracisë në Turqi

17:00, 19/03/2019
A+ Aa A-

Nobelisti turk Orhan Pamuk kërkon të evitojë që polemikat rreth qëndrimeve të tij të zhvendosin fokusin nga thelbi i letërsisë që shkruan.

Ai ka dhënë një intervistë për median franceze "Le Point", gjatë promovimit të librit të tij më të fundit, “Flokëkuqja”.

Me rastin e botimit në Francë të këtij romani që flet për historinë e një ustai dhe një çiraku që hapnin puse ai ka folur për situatën politike në Turqi, presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe gjendjen në Europë.

Ja një pjesë e intervistës së "Balzakut të Bosforit", siç e quan edhe media franceze:

Le Point: A keni më ju po të njëjtën dëshirë që të shëtisni rrugëve të Stambollit?

Orhan Pamuk: Jo për shkak të situatës politike. Unë nuk shkoj më në restorantet e sofistikuara dhe të mbushura me njerëz. E urrej që të shoh gjithë atë turmë duke qeshur ndërkohë që nuk duhej ta bënin këtë. Unë nuk dua ti shoh ata klientë të lumtur.

Ju keni shkruar: “Jam i zemëruar dhe shumë i zhgënjyer për mënyrën si ka ndryshuar vendi im. E keni bërë këtë pas burgozjes së gazetarit Mehmet Altan dhe vëllait të tij shkrimtar Ahmet Altan në shtator 2016. Megjithatë shtonit se jeni optimist, a ndiheni ende kështu?

Orhan Pamuk: Jo, nuk ndihem më. Humori im nuk është si para dy vjetësh. Atëhere ishin përpara zgjedhjet, referendumi, kishte një perspektivë dhe unë përpiqesha të mbaja në jetë optimizmin tim. Sot jan i trishtuar, opozita është thyer, nuk ka alternativë. Partia më e madhe kundërshtare e Erdoganit e rivalizon atë në garën nacionaliste dhe kjo forcon edhe më shumë atmosferën e ngjeshur me nacionalizëm dhe autoritarizëm në vend. Unë jam gjithashtu tejet i zhgënjyer me qëndrimin e Europës.

Për çfarë arsyeje?

Orhan Pamuk: Duke përjashtuar një grusht intelektualësh idealist, Europa është moskokëçarëse ndaj demokracisë në Turqi. “Ju lutem kujdesuni për Emigrantët”, vetëm këtë thonë Franca dhe Gjermania. Dhe ky është mesazhi i vetëm që u dërgojnë demokratëve turq. Ata duken shumë të kënaqur që e paguajnë me para në dorë qeverinë e ankarasë për t ju hequr qafe muslimanët e shkretë. Dhe pastaj e quajnë islamiste këtë qeveri. Po a është islamizëm që të paguhesh që Europa mos mbushet me emigrant muslimanë?

Çfarë duhet të bejë Europa?

Orhan Pamuk: Mos e gjykojë qeverinë e sotme apo të nesërme sipas këtij kriteri të vetëm, që është shumë egoist dhe që i lejon bashkëbiseduesit të tyre ti shantazhojë gjatë gjithë kohës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco