3-vjeçari që u vra në Zelandë të Re vrapoi drejt terroristit, mendoi se ishte një lojë…

3-vjeçari që u vra në Zelandë të Re vrapoi drejt terroristit, mendoi se ishte një lojë…

15:42, 19/03/2019
A+ Aa A-

Mucad Ibrahim kishte veshur çorape të vogla, një lloj mbajtësi që iu vishet fëmijëve për të mos rrëshqitur, kur trupi i tij i pajetë u bartë prej xhamisë Al Noor në Christchurch,raporton Washington Post.

Këpucët e tij ishin ende në hyrje, ku i kishte lënë në kohën kur po hynte në xhami në ditën e premte me babanë dhe vëllain e tij të madh. Sytë e mëdhenj të ngjyrë kafe i kishte të mbyllur, gjersa ai po bartej shpejt me ambulancë. Kjo ishte hera e fundit që familja e pa atë.

Ata shpresojnë që më në fund të lajnë dhe mbështjellin trupin e tij të vogël dhe ta varrosin të hënën, shumë më vonë se që do tradita islame, ashtu siç kërkon që trupi të varroset sa më shpejt që është e mundur.

Mucad ishte energjik, i gjallë dhe buzëqeshte shumë, thotë vëllai i tij i madh në Facebook.”Do na mungosh shumë vëlla”- thotë ai.

Mucad ishte më i riu prej 50 viktimave në sulmet e dy xhamive që shokuan Zelandën e Re, dhe veçanërisht qytetin Christchurch.

Babai i Mucadit kishte marrë me vete atë për të qenë i pranishëm në lutjet e ditës së premte, si zakonisht. Pas lutjeve ai vazhdonte të luante futboll me vëllain e tij të madh në një park të afërm.

Por kur vrasësi kishte hyrë në xhami dhe kishte filluar të gjuante me armë mbi të gjithë turmën, Mucadi i vogël mendonte që ishte një skenë nga videolojërat, të njëjta që i luante së bashku me vëllain e tij. Ai vrapoi drejt gjuajtësit, ndërsa në atë kaos, babai dhe vëllai vrapuan në drejtim të kundërt.

Përballë xhamisë së Al-Noor, ku 41 prej viktimave u vranë, turma të mëdha njerëzish vazhduan të dilnin në kordonin e policisë në parkun përballë xhamisë. Shumë vunë lule dhe lanë shënime duke shprehur ngushëllime ose duke u drejtuar atyre me fjalët “kia kaha” – “të qëndrojnë të forta” në Maori, gjuha e njerëzve indigjenë të Zelandës së Re.

Disa mbanin shenja duke ofruar përqafime të lira; të tjerët dhanë biskota për familjet e viktimave. Anëtarët e Fuqisë së Zezë, një bande motoçikletash, kryen një haka, ose valle Maori, në rrugë përballë xhamisë. Haka shpesh kryhet për të treguar forcën dhe unitetin.

Dhe pjesëtarët e komunitetit mysliman vazhduan të lëviznin mes një qendre familjare të ngritur në një kolegj komuniteti dhe në spital, si në të gjithë parkun nga xhamia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco