Edhe Skënderbeu, mes emrave në armën e terroristit të Zelandës, shpjegimet për të gjithë emrat

Edhe Skënderbeu, mes emrave në armën e terroristit të Zelandës, shpjegimet për të gjithë emrat

11:24, 19/03/2019
A+ Aa A-

Terroristi që vrau të paktën 50 vetë në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, la në një prej armëve të tij disa mesazhe.

Me ngjyrë të bardhë mbi armë ishin shkruar emrat e komandantëve ushtarakë të krishterë dhe nazistë që kishin luftuar kundër ish-Perandorisë Osmane, së bashku me datat që i referoheshin disa ngjarjeve të rëndësishme historike në Evropën Lindore. Në armë nuk mungojnë dhe persona që kanë sulme terroriste.

Milos Obiliq,  serbi i cili vrau sulltan Muratin I në fund të Luftës së Kosovës më 1389. Terroristi kishte shkruar emrin e Obilicit në armë me shkronja cirilike.

Marco Antonio Bragadin, një komandant venecian që luftoi kundër Perandorisë Osmane në Qipro më 1571. Ai u pushtua më pas nga forcat osmane pasi  kishte vrarë pengjet turke me metoda të ndryshme të torturës si prerja e veshëve dhe hundës. Bragadini u var në litar për krimet e tij.

Ernst Rudiger von Starhemberg, një komandant ushtarak i Vjenës i cili luftoi kundër trupave osmane në rrethimin e dytë të Vjenës.

Feliks Kazimiers Potocki, një ushtar polak i cili gjithashtu luftoi kundër turqve osmanë në rrethimin e Vjenës.

Skanderberg, Heroi Kombëtar shqiptar i cili priu një kryengritje kundër Perandorisë Osmane.

Image

Charles Martel, një burrë shteti francez dhe udhëheqës ushtarak i cili ndaloi kalifatin islamik nga pushtimi i një pjese të rëndësishme të Evropës, duke e detyruar atë të kthehej në Spanjë në vitin 732.

Josue Estebanez, një neo-nazist spanjoll i cili u bë 'hero' për neonazistët për vrasjen e aktivistit të majtë 16-vjeçar Carlos Palomino, duke e goditur atë në Madrid në vitin 2007.

Alexandre Bissonnette, një supremacist i bardhë, i cili gjithashtu sulmoi një xhami në Kanada dhe vrau gjashtë adhurues në janar 2017.

Anton Lundin Pettersson, i cili vrau dy studentë emigrantë në tetor 2015, në Suedi.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco