Kërcënim për sigurinë kombëtare?! Al Bano hedh në gjyq Ukrainën

Kërcënim për sigurinë kombëtare?! Al Bano hedh në gjyq Ukrainën

09:44, 19/03/2019
A+ Aa A-

Këngëtari i shquar italian Al Bano tha të hënën se ai mund ta padisë Ukrainën në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut pasi e ka futur atë në listën e saj të zezë të kërcënimeve të sigurisë kombëtare, pas dyshimeve se mbështeste Rusinë.

Këngëtari veteran i kërkoi edhe Ministrit të Jashtëm të ndërhyjë për të hequr menjëherë emrin e tij nga lista e zezë.

Albano Carrisi tha gjithashtu se do të kërkonte dëmshpërblim nga Ukraina dhe të ardhurat do t’i jepte për bamirësi.

“Ne nuk do të ndalemi. Ne do të shkojmë deri në Strasburg, sepse ky mund të bëhet nj precedent i rrezikshëm”, tha avokati i këngëtarit, Cristiano Magaletti.

“Al Bano është qytetar i botës dhe një mik i të gjithëve, ai duhet të jetë i lirë për të shkuar në Ukranë. Ne i kërkojmë qeverisë sonë të ndërhyjë menjëhërë sepse ata kanë sulmuar padrejtësisht simbolin e muzikës italiane.”

Avokati Magaletti i kërkoi medias të mos e trajtojë këtë çështje sipërfaqësisht dhe shëmtuar, por ta debatojë me zemërimin e një njeriu që që i është bërë një padrejtësi e madhe.”

Më 11 mars 2019 u mësua se Ministria e Kulturës së Ukrainës e kishte futur Al Bano në listën e saj të zezë.

Sipas autoriteteve të Kievit, këngëtari i lumturisë, “Felicita”, nuk është asgjë më shumë sesa “një kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Arsyeja? Nuk është thënë  e qartë dhe as pasojat e dispozitës nuk janë të qarta.

“Betohem se për mua kjo është një rrufe në qiell të hapur, se unë jam njeri i paqes” komentoi Al Bano në telefon për mediat.

Por ka të ngjarë që këngëtari puliez po paguan për simpatinë e tij për Vladimir Putin dhe mbi të gjitha, për faktin se justifikonte aneksimin e Krimesë, të cilën Rusia e rrëmbeu me luftë të armatosur nga Ukraina në 2014./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco