Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Gjermania ul shpenzimet për NATON, njihuni me vendimin

Gjermania ul shpenzimet për NATON, njihuni me vendimin

19:47, 18/03/2019
A+ Aa A-

Gjermania parashikon në 2022 një ulje të kuotës së shpenzimeve të saj në fushën e mbrojtjes në raport me PBB-në, njoftoi sot Ministria e Financave, duke mos iu përmbajtur premtimeve të bëra përballë kritikave amerikane.

Berlini, ashtu si të gjithë shtetet anëtare europiane të NATO-s premtoi në 2014 se do t’i afrohej sa më shumë të jetë e mundur në dhjetë vite një buxheti të mbrojtjes që do të përfaqësonte 2% të PBB-së.

Kjo kuotë do të vijojë nga 1,37% në 2020 në 1,25% në 2023 (1,29% në 2022), sipas planifikimit buxhetor 2019-2023, një informacion i siguruar pranë Ministrisë së Financave dhe pritet të prezantohet të mërkurën në Këshillin e Ministrave.

Berlini pritet në këtë mënyrë të mos arrijë qëllimin e saj për t’i çuar këto shpenzime në 1,5% të PBB-së për 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco