VIDEO/ 'Bashkimi bën fuqinë', 200 burra ngrenë hambarin në krah

VIDEO/ 'Bashkimi bën fuqinë', 200 burra ngrenë hambarin në krah

18:25, 18/03/2019
A+ Aa A-

Duket si një habi për kohën që jetojmë, por në Ohio të Amerikës, ekziston një komunitet, i cili jeton akoma me norma e traditat e vjetra, larg teknologjisë që na rrethon.

 Njerëzit e komunitetit Amish, në Mount Vernon, në Ohio bëjnë çdo ditë veprime vetëm me forcën e tyre të krahëve.

 Edhe kjo pamje që po iu sjellim është po ashtu një sjellje e tyre tradicionale, shkruan MSN.

Në pronën e një burri të këtij komuniteti do të bëhet një dasmë dhe duhet një vend i lirë.

 Mbi 200 burra të komunitetit Amish, saktësisht 230 lëvizën një hambar të dizenjuar enkas nga ky komunitet, duke e rrotulluar 90 gradë dhe e dërguan atë 50 metra larg.

Këtë veprim burrat e bëjnë me forcë krahu, pa ndihmë të ndonjë makinerie dhe vetëm në 5 minuta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco