Vritet italiani në Siri, ISIS merr përsipër vrasjen

Vritet italiani në Siri, ISIS merr përsipër vrasjen

18:16, 18/03/2019
A+ Aa A-

ISIS vazhdon të bëjë sulme sporadike. Ajo në rrjetet online ka njoftuar se ka vrarë një italian i cili luftonte në krah të kurdëve.

Dokumentet (karta e kreditit dhe siguracionet shëndetësore), sipas asaj që publikon faqja, i përket Lorenzo Orsetti, 33 vjeç nga Toskana që luftonte si vullnetar përkrah kurdëve.

Lorenzo Orsetti, lindur në Fiorentinë në vitin 1986 luftonte përkrah ushtarakëve kurdë, kundër xhihadistëve të ‘Shtetit Islamik’ në Baghuz. Kohët e fundit ishte intervistuar nga mediat italiane si një luftëtar vullnetar kundër ISIS.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco