Sulmi terrorist në Zelandën e Re/ Qytetarët nisin peticion online: Dënim me vdekje për autorin

Sulmi terrorist në Zelandën e Re/ Qytetarët nisin peticion online: Dënim me vdekje për autorin

17:11, 18/03/2019
A+ Aa A-

Autori i sulmit terrorist në dy xhamitë e Zelandës së Re, australian Scott Morrison ose Brenton Tarrant siç njihej në rrjetet sociale, do të përballet me drejtësinë vendase për vrasjen e 49 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve.

Por ndërkohë që gjyqi pritet të zgjasë, në rrjetet sociale ka nisur një peticion, ku kërkohet dënimi i tij me vdekje.

Synimi i peticionit është arritja e 75 mijë firmave, ndërsa deri tani kanë firmosur mbi 57 mijë qytetarë, shkruan Syri.net.

Image

Para sulmit, terroristi kishte publikuar një manifest, prej 73 faqesh, në të cilin ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë. Ndërsa i gjithë sulmi makabër u publikua live në Facebook.

Videoja e sulmit prej 17 minutash është transmetuar direkt në rrjete sociale, në profilin e tij në facebook. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco