E pazakontë, presidenti i Afrikës së Jugut ngec 4 orë në tren

E pazakontë, presidenti i Afrikës së Jugut ngec 4 orë në tren

16:55, 18/03/2019
A+ Aa A-

U bashkua me qytetarët e thjeshtë në një udhëtim në tren por udhëtimi  nuk shkoi ashtu siç duhej. Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ngeci 4 orë në udhëtim.

Është e papranueshme”, tha presidenti Ramaphosa. Ai kërkoi nga Agjencia e Hekurudhave të Pasagjerëve të Afrikës së Jugut të veprojnë që ta përmirësojë këtë situatë, shkruan BBC.

Vonesat e trenit janë një frustrim ditor i miliona pasagjerëve të Afrikës së Jugut dhe madje disa kanë humbur punën për shkak të vonesave të trenit, thotë Milton Nkosi. Vonesa në trenin që ishte presidenti ishte shkaktuar nga një tren tjetër, shoferi i të cilit e kishte ndalur trenin pasi ishte goditur me një gur, thotë një zyrtar i hekurudhave.

Ai gjithashtu i fajësoi edhe sulmet e vazhdueshme që i bëhen infrastrukturës së hekurudhave nga bandat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco