NASA: Shpërthim i fuqishëm meteori, ndodh 2 herë në 100 vjet

NASA: Shpërthim i fuqishëm meteori, ndodh 2 herë në 100 vjet

10:31, 18/03/2019
A+ Aa A-

Një meteor i madh i zjarrtë  shpërtheu në atmosferën e Tokës në dhjetor, sipas NASA-s. Shpërthimi ishte i dyti më i madh i këtij lloji në 30 vjet dhe më i madhi që nga topi i zjarrtë që ra në Çelabinks të Rusisë 6 vjet më parë.

Por ai kaloi pa u bërë lajm deri tani sepse shpërtheu mbi detin Bering, jashtë gadishullit Kamçatka të Rusisë.

Shkëmbi hapësinor shpërtheu me një energji 10 herë më të madhe se bomba atomike mbi Hiroshima.

Lindsey Johnson, oficeri i mbrojtjes planetare në NASA tha për BBC se meteori i zjarrtë pritet vetëm 2-3 herë në 100 vjet.

Mbrëmjen e 18 dhjetorit, asteroidi mbërriti në atmosferë me një shpejtësi 32 km/h në një trajetore të pjerrët 7 gradë. Ai shpërtheu 25.6 km sipër sipërfaqes së Tokës me një impakt energjie prej 173 kilotonësh.

Satelitët ushtarakë e pikasën shpërthimin vitin e kaluar. NASA u njoftua nga Forcat Ajrore Amerikane.

Dr. Johnson tha se topi i zjarrtë goditi në një zonën jo shumë larg korridoreve që përdoren nga avionët që fluturonin ndërmjet Amerikës së Veriut dhe Azisë./SYRI.NET  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco