Sulmi në Zelandën e Re ku u vranë 50 besimtrë, u bë për hakmarrje….

Sulmi në Zelandën e Re ku u vranë 50 besimtrë, u bë për hakmarrje….

10:27, 18/03/2019
A+ Aa A-

Terroristi i tërbuar që vrau të paktën 49 persona në sulmin ndaj dy xhamive në qytetin e Christchurch në Zelandën e Re, shkroi se këtë e bëri nga hakmarrja.

Brenton Tarant (28), si një nga motivet kryesore pas masakrës, tha se këtë krim e bëri si hakmarrje për vrasjen e Ebba Akerlund (11) në sulmin terrorist në Stokholmit në vitin 2017.

Në atë kohë, uzbekistanasi Rahmat Akilov me anë të një kamioni vrau pesë vetë, dhe midis viktimave ishte Ebba. Në manifestiin e tij, Tarant shkroi se një vajzë që po kthehj nga shkolla, në rrugë u vra nga islamistët.

“Nuk mund t’i shpërfillja më shumë sulmet terroriste. Këto janë sulme ndaj popullit tim, sulme ndaj kulturës sime, sulme ndaj besimit tim dhe shpirtit tim. Unë nuk mund t’i injoroj ato”, shkroi ai.

FOTO GALERI

Ebba ishte pjesërisht e shurdhër dhe u zhduk pas sulmit terrorist nga kamioni i vjedhur në SHBA. Prindërit e saj vendosën foton e vajzës së saj në rrjetet sociale për ta gjetur atë. Shpejt ata kuptuan se fëmija i tyre ishte ndër viktimat e terroristit.

Ebba është përmendur disa herë në manifestin e maniakut australian, që kreu sulmin terrorist në Zelandë të Re.

“Ebbe ishte pak më ndryshe. Ebba e re, e pafajshme dhe e vdekur. Vdekja e saj e dhunshme më detyroi ta bëja këtë “, ka shkruar ai, shkruan Reporteri.net.

Babai i vajzës, Stefan Akelund, është i tronditur nga fakti se një terrorist i Zelandës së Re e ka shfrytëzuar vdekjen e vajzës së tij për të justifikuar këtë akt të tmerrshëm.

FOTO GALERI

“Më derdhi djerse të ftohtë kur pashë një armë me emrin e vajzës sime”, tha ai.

Pas sulmit terrorist në Christchurch, katër persona u arrestuan, përfshirë Tarantin.

Vrasësi transmetoi sulm të drejtpërdrejtë në Facebook.

Ai shkroi një manifest anti-emigrant në 73 faqe në të cilin ai shpjegoi se kush ishte dhe arsyet për krimin që ka kryer. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco