Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

Vrasja e 50 besimtarëve në Zelandë, policia Australiane hetime të shumta, bastis dy shtëpi

Vrasja e 50 besimtarëve në Zelandë, policia Australiane hetime të shumta, bastis dy shtëpi

08:37, 18/03/2019
A+ Aa A-

Policia ka bastisur dy shtëpi në Australi, në kuadër të hetimeve të lidhura me sulmin në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re.

Pesëdhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të premten.

Australiani, Brenton Tarrant, 28 vjeçar, është akuzuar për vrasje. Ai besohet të ketë kryer i vetëm sulmet.

Autoritetet në Uellsin e Ri Jugor kanë kërkuar në prona të paidentifikuara mëngjesin e së hënës.

“Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që të kemi material që mund t’i ndihmojë policisë së Zelandës së Re gjatë hetimeve”, ka thënë policia e Uellsit të Ri Jugor.

Mediat australiane kanë raportuar se njëra nga shtëpitë i përket motrës së Tarrant. Policia ka thënë se familja e tij në Australi është duke ndihmuar në procesin e hetimeve.

Brenton Tarrant është paraqitur para gjykatës në Zelandë të Re të shtunën.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është zotuar se do të ndryshojë ligjin për armët, pas incidentit që është konsideruar si sulmi më i rëndë në historinë e këtij kombi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco