Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Babai hero, vdiq duke shpëtuar djalin 2 vjeç, nga sulmi në xhami

FOTO/ Babai hero, vdiq duke shpëtuar djalin 2 vjeç, nga sulmi në xhami

12:16, 17/03/2019
A+ Aa A-

Një djalë 2-vjeçar u shpëtoi breshërisë së plumbave nga veprimi heroik i babait të tij gjatë sulmit me armë në xhami në Zelandën e Re.

Zulfirman Syah ishte me djalin në xhami për të bërë lutjet e së premtes, kur autori i sulmit Brenton Tarrant filloi të hapte zjarr ndaj besimtarëve myslimanë.

Zulfirman Syah mbuloi me trup djalin e tij 2-vjeçar duke marrë disa plumba në trup.

Ndërsa vogëlushi u prek nga një plumb në këmbë, por që fatmirësisht nuk i shkaktuar lëndime serioze dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Babai i 2-vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Bashkëshortja e Zulfirman Syah tha për mediat vendase:

‘Burri im mbrojti djalin tonë gjatë sulmit, duke u goditur me shumicën e plumbave dhe me lëndime më të rënda se djali. Ai është duke u shëruar’.

Image

Në xhaminë ku ndodhej Zulfirman u vranë 7 persona, ndërsa më shumë se 40 të tjerë në xhaminë e parë ku autori sulmoi fillimisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zaho17/03/2019 16:00

Nuk quhet heroizem kur mbron femijen tend! Kete e bejne edhe kafshet. Per njeriun e eshte normale te shpeton e féminin e tije.

Shto koment

Denonco