Si u ndërtua nga një shqiptar Xhamia ku u krye masakra dje në Zelandën e Re

Si u ndërtua nga një shqiptar Xhamia ku u krye masakra dje në Zelandën e Re

21:54, 16/03/2019
A+ Aa A-

Një nga xhamitë në Zelandën e Re ku u krye dje një nga masakrat ku u vranë 49 myslimanë, thuhet se është ndërtuar nga shqiptar nga Kosova, i njohur si Masar Krasniqi.

Kosovari emigroi në këtë shtet në moshën 19 vjeçare dhe më 30 mars 1979 së bashku me një grup myslimanësh vendosi të ndërtojë këtë xhami duke lënë si garanci hipotekën e shtëpisë.

Lidhur mbi këtë shërbim që i bëri komunitetit, Masar Krasniqi u dekorua me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II.

Në tragjedinë e ndodhur dje në Zelandën e Re mbetën të plagosur edhe 50 vetë, midis të cilëve edhe shumë fëmijë.

28 vjeçari, Brenton Tarrant, autori i masakrës, doli sot para gjykatës ku u njoh me akuzën për vrasje.

Tarrant e kishte paralajmëruar edhe më herët sulmin terrorist në rrjetet sociale.

Ndërkohë që në Zelandën e Re po diskutohet që të hiqen armët gjysmë-automatike, të cilat mund të shndërrohen lehtësisht në pushkë gjysmë-automatike.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco