Masakra në Zelandën e Re, ja çfarë thotë Erdogan

Masakra në Zelandën e Re, ja çfarë thotë Erdogan

18:26, 15/03/2019
A+ Aa A-

Në një masakër të ndodhur në Zelandën e Re u vranë plotë 49 vetë. Një terrorist australin qëlloi në dy xhami duke shkaktuar të gjithë këto viktima.

Liderat botërorë kanë reaguar pas masakrës e cila ka shokuar mbarë botën.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar sulmet terroriste në dy xhami në Zelandën e Re duke shtuar se myslimanët pavarësisht kësaj nuk do ta ulim kokën.

“Vrasësi publikoi një njoftim. Krahas myslimanëve vendos në objektiv vendin, popullin tonë dhe personalitetin tim. Ne do të shfaqim të njëjtin qëndrim parimor ndaj vdekjes së çdo njeriu të pafajshëm, pavarësisht nga origjina dhe besimi i tij”, ka thënë Erdogan.

Presidenti Erdogan njoftoi se 3 turq janë plagosur në sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re.

Më herët në një Presidenti Erdo?an nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij Tëiter, në lidhje me sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re ka thënë: “Dënoj ashpër dhe mallkoj autorët e sulmit terrorist ndaj xhamisë Al Noor dhe muslimanëve të cilët po kryenin adhurimet e tyre në Zelandën e Re. Allahu i mëshiroftë vëllezërit tanë që kanë humbur jetën në këtë sulm dhe u uroj shërim të shpejtë personave të plagosur”.

Të paktën 49 persona u konfirmuan të vrarë pasi sulmues të armatosur shënjestruan dy xhami në Christchurch, njoftoi policia e Zelandës së Re. Katër persona, përfshirë një grua, u arrestuan pas vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco