Vrau 49 vetë në Zelandën e Re, ja kush është terroristi australian

Vrau 49 vetë në Zelandën e Re, ja kush është terroristi australian

17:02, 15/03/2019
A+ Aa A-

Një masakër në Zelandën e Re shokoi të gjithë botën. Ishte një terrorist i cili vrau të paktën 49 persona në dy xhami.

Policia australiane ka identifikuar tashmë terroristin e dyshuar të masakrës. Ai quhet Brenton Tarrant. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar rreth biografisë të njeriut që ka tronditur opinionin publik në mbarë globin.

Tarrant ka dyshime se është personi që ka sulmuar me armë zjarri xhaminë e Al Noor në Christchurch të Zelandës së Re dhe ka publikuar pamjet e tmerrit live në “Facebook”. Dyzet e një vetë u qëlluan për vdekje në xhaminë e Deans Ave, shtatë u vranë në sulmin e Linwood Ave dhe një person i qëlluar në sulmin e dytë të xhamisë vdiq në spital.Shefi i Policisë së Zelandës së Re, Mike Bush konfirmoi të premten pasdite se policia kishte arrestuar katër vetë, tre burra dhe një grua. Sulmi ka ndodhur në një moment që xhamitë ishin thuajse plot, prandaj viktimat janë të shumta. Nga policia thanë se nuk mund të thuhet se “kërcënimi ka mbaruar”.

Mediat e huaja ndërkaq kanë shkruar për Brenton Tarrant sidomos, personin që besohet se është “truri i masakrës”. Tarrant besohet se është një anti-mysliman i devotshëm. Kjo pasi ai publikonte herë pas here imazhe dhe mesazhe të qarta kundër emigrantëve dhe myslimanëve. Mediat bëjnë me dije se ai kishte “një urrejtje të thellë” ndaj islamit. Mediat australiane raportojnë se autori kryesor i masakrës Brenton Tarrant është rritur në Grafton, Australi. Në pyetjen e oficerëve të policisë, se përse e ka kryer krimin e tmerrshëm me shumë viktima, ai kishte thënë “për hakmarrje”. Ai ka shtuar: “Ne duhet që të zhvillojmë një të ardhme për ne dhe fëmijët e bardhë”. Tarrant tha se sulmin e ka kryer kundër pushtuesve, që kanë kryer krime historikisht në Europë.

Tarrant e ka përshkruar veten si një “ultra-nacionalist” dhe “ento-fashist”. Ndërsa idetë e tij duken të lëkundura, pasi më herët kishte thënë se është komunist, anarkist dhe liberal. Ai shkroi se besonte në “autonominë etnike për të gjithë popujt me një fokus në ruajtjen e natyrës dhe rendit natyror”. Ai tha gjithashtu se do të hakmerrej për Ebba Akerlund, 11 vjeçe, e cili u vra në një sulm terrorist të vitit 2017 në Stokholm. Tarrant tha se vdekja e 11-vjeçares në Stokholm kishte qenë indicia e parë që e ka shtyrë për të kryer sulmin.

Ai urrente të huajt që bëjnë krime në Europë, ndërsa si hero të tij mbante edhe Milos Kopiliç, heroi serb që ka vrarë Sulltanin në Betejën e Kosovës. Edhe emrat e tjerë që ai kishte për zemër janë të gjithë luftëtarë që kanë luftuar kundër Perandorisë Osmane. Mes emrave janë Bajo Pivljanin dhe Novak Vujosevic, kryengritës serbë antiosmanë, si dhe gjenerali malazez Marko Miljanov.

Gjithashtu të shkruara në armë dhe municione ishin referenca për Betejën e Vjenës të vitit 1683, në të cilën forcat e krishtera mundën osmanët dhe 1571, një referencë e dukshme në Betejën e Lepantos, në të cilën Perandoria pësoi një tjetër humbje. Muzika që luhej në makinën e tij gjatë sulmit ishte serbe dhe gjermane e se ka dyshime se ishte një këngë kushtuar kriminelit serb të luftës Radovan Karaxhiç. Në shkrimin e tij, Tarrant i bëri jehonë pikëpamjeve të shprehura nga Anders Breivik, terroristi norvegjez i krahut të djathtë, i cili vrau 77 vetë me një bombë me kamion dhe një masakër me armë në Norvegji në vitin 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco