Masakra në Zelandën e Re, flet i mbijetuari: Lutesha që t’i mbaronin plumbat

Masakra në Zelandën e Re, flet i mbijetuari: Lutesha që t’i mbaronin plumbat

12:47, 15/03/2019
A+ Aa A-

Një i mbijetuar, i cili ka kërkuar që të mbetej anonim, ka rrëfyer për agjencinë britanike të lajmeve “BBC” tmerrin që ka përjetuar si i ngujuar në njërën prej xhamive në Christchurch të Zelandës së Re, ku sulmuesi i armatosur la 49 të vdekur.

Me rrobat të gjakosura ngado, ai tha ta ketë parë sulmuesin tek e qëllonte një qytetar në gjoks.

“Lutesha të mbetej pa plumba”, ka thënë dëshmitari, i cili po e falte xhumanë në njërën prej dy xhamive të sulmuara në Zelandën e Re.

“Ajo që bëra ishte thjeshtë të prisja dhe të lutesha, Zot të lutem, bëje që ky njeri të mbetet pa plumba”, ka thënë ai. Dëshmitari tha po ashtu se sulmuesi e mori në shënjestër dhomën e lutjeve për burrat dhe më pas kaloi në pjesën e ndarë për gratë.

Qeveria zelandeze e ka cilësuar sulmin e së premtes si akt terrorist të ndërmarrë nga burri i armatosur që bëri kërdi ndaj besimtarëve të pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco