Vrasja e gazetarit sllovak dhe të fejuarës së tij, nën akuzë një biznesmen

Vrasja e gazetarit sllovak dhe të fejuarës së tij, nën akuzë një biznesmen

08:34, 15/03/2019
A+ Aa A-

Një biznesmen kontravers sllovak është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një gazetari investigativ dhe të fejuarës së tij vitin e kaluar, thanë prokurorët të enjten.

Prokurori Dushan Kovaçk tha se Marian Kocner, sipërmarrës i cili ishte drejtor i një organizate që u mbyll në vitin 2017, urdhëroi vrasjen e Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij Martina Kusnirova.

"Më 8 mars, prokuroria zyrtarisht e akuzoi Marian K. se kishte urdhëruar vrasjen e gazetarit hulumtues Jan Kuciak," tha Kovaçi në një deklaratë sipas AFP-së.

"Arsyeja për vrasjen ishte veprimtaria gazetareske e viktimës. Ne nuk kemi armë, por kemi dëshmi të armës dhe municioneve".

Kocner është tashmë në paraburgim në qytetin e Banska Bystrica, akuzuar për krime ekonomike.

Kuciak dhe Kusnirova, të dyja 27 vjeç në kohën e vrasjen, u gjetën të vdekur në banesën e gazetarit në shkurt 2018 me plagë në kokë dhe në gjoks.

Kuçak ishte gazetar investigativ, i cili raportoi për evazion fiskal dhe mashtrime midis bizneseve sllovake dhe njerëzve të lidhur me partinë qeverisëse të vendit, Smer.

Në kohën e vrasjes së tij, Kuciak raportoi për lidhjet sllovake me organizatën mafioze italiane "Ndragheta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco