FOTO/ Ja çfarë u ndodh policëve që janë mbipeshë

FOTO/ Ja çfarë u ndodh policëve që janë mbipeshë

22:42, 14/03/2019
A+ Aa A-

Policët që janë mbipeshë janë dërguar në një kamp të veçantë për tu dobësuar.

Sipas policisë në  Pak Chong programi u shpall i suksesshëm. Të gjithë policët mbipeshë në mbarë vendin po dërgohen në Central Police Training Center ku mbajnë një dietë strikte dy javore dhe stërviten për tu dobësuar.

"Ka shumë probleme kur je i shëndoshë. Punon ngadalë dhe ecën ngadalë. Kjo është e papranueshme për një oficer policie të ngarkuar për arrestimin e kriminelëve.

 Ata duhet të jenë të shkathët dhe të lëvizin shpejt,"-tha Sornpetch Chantarak, zbatues i programit të ri dietik.

Sornpetch  tha se policët që peshonin 80 kg shkuan në 60 kg.

Stacionet e policisë në mbarë vendin do përzgjedhin 2 ose 3 oficerë të shëndoshë për të marrë pjesë në program në të njëjtën kohë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri15/03/2019 14:32

Ai qe rrin nkom duke i stervit mo bythderr se tgjith.

Shto koment

Denonco