VIDEO/ Bie shtylla gjatë ndeshjes, shikoni pamjet e rënda

VIDEO/ Bie shtylla gjatë ndeshjes, shikoni pamjet e rënda

22:16, 14/03/2019

NJë ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli.

Një gjyqtar futbolli dhe një student mbetën të plagosur pasi një shtyllë dritash u rrëzua gjatë një incidenti të tmerrshëm në një shkollë të mesme në Arkanssas të SHBA-ve.

Ngjarja mund të kishte pasoja tragjike, por njëri prej të plagosurve arriti të shmangej në kohë.

Regjistrimi i incidentit tregon shtyllën e drurit prej rreth 24 metrash që rrëzohet, duke goditur arbitrin Rigo Resendez, ndërsa lojtarët e tjerë arritën të largoheshin.

Resendez u raportua më vonë se kishte thyer dy kocka në këmbën e tij, ndërsa një student ishte gjithashtu i shtruar në spital por me lëndime më të lehta.

Shtylla u rrëzua për shkak të erërave të forta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment