Bashkimi Europian i jep Turqisë 3 miliardë euro, ja vendimi

Bashkimi Europian i jep Turqisë 3 miliardë euro, ja vendimi

20:21, 14/03/2019
A+ Aa A-

Bashkimi Europian ka premtuar plot 3 miliardë euro për sirianët që ndodhën në Turqi.

Shifra prej 1.5 miliardë euro e cila është edhe pjesë e dytë e shumës do transferohen për në Turqi.

“Do të doja të konfirmoja se do të transferojmë 1,5 miliardë euro nga 3 miliardë eurot e dyta për sirianët në Turqi”, tha Mogherini.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së një konference mbi Sirinë të organizuar nga BE dhe OKB në Bruksel, Mogherini theksoi se zgjidhja në Siri nuk mund të jetë ushtarake, por politike.

Siria është përfshirë nga një luftë shkatërruese civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit zbatoi dhunë gjatë protestave pro-demokratike. Që atëherë, sipas OKB-së, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se dhjetë milionë të tjerë janë zhvendosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco