PAMJE TË RËNDA/ Masakra në Brazil, ja si atentatorët vrasin pa mëshirë

PAMJE TË RËNDA/ Masakra në Brazil, ja si atentatorët vrasin pa mëshirë

18:41, 14/03/2019
A+ Aa A-

Prestigjozja britanike “Daily Mail” ka publikuar pamjet e sigurisë së shkollës në Sao Paulo në Brazil, e cila ditën e djeshme ra pre e një sulmi me armë dhe ku mbetën viktima 17 persona.

 Siç shihet edhe në video, 17-vjeçari Guilherme Taucci Monteiro nxjerr pistoletën dhe fillon të qëllojë mbi nxënësit e tjerë, duke mos u lënë atyre asnjë mundësi të mbrohen.

Ai qëlloi ndaj drejtoreshës së shkollës Marilena Umezu 59 vjeç dhe mësueses Eliana Xavier 38 vjeç përpara se të hapte zjarr ndaj nxënësve.

Më pas hyn dhe autori i dytë, një 26-vjeçar, i cili nisi të qëllonte me armë. Gjashtë nxënës mbetën të vrarë dhe dy punonjës të shkollës.

Ngjarja mund të kishte përfunduar akoma më keq nëse 50 nxënës nuk do të ishin mbyllur në kuzhinën e lokalit të shkollës duke bllokuar derën me frigorifer.

Dy autorët kryen u vetëvranë pas sulmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco