PAMJE TË RËNDA/ Vajza i lutet djalit pasi e theri me thikë: Më fal dashuria ime, të lutem mos vdis

PAMJE TË RËNDA/ Vajza i lutet djalit pasi e theri me thikë: Më fal dashuria ime, të lutem mos vdis

23:44, 13/03/2019
A+ Aa A-

Një vajzë është filmuar duke iu lutur të dashurit të mos vdesë, ndërkohë që e kishte qëlluar me thikë.

Çifti pati një debat jashtë hotelit në Meksikë, që më pas përfundoi një skenë krimi.

Në videon e filmuar nga një dëshmitar, Erick Omar duket i shtrirë në tokë duke mbajtur stomakun ndërkohë që e dashura Sonia Amayrani Nunez Aguila i jep puthje dhe përqafime.

22-vjeçarja dëgjohet duke thënë: “Ai më goditi. Ai u përpoq të më vriste”, dhe më pas kthehet nga Erick duke i kërkuar që të tregojë të vërtetën.

Në një prej momenteve, ajo bërtet: “Më fal dashuria ime, të lutem mos vdis”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco