VIDEO/ Disfata e dytë parlamentare për May, parlamenti britanik i thotë

VIDEO/ Disfata e dytë parlamentare për May, parlamenti britanik i thotë "Jo" Brexit

21:04, 12/03/2019
A+ Aa A-

Parlamenti britanik sapo ka hedhur poshtë planin e kryeministres Theresa May për të dalë nga BE, i njohur ndryshe si Brexit.

Rezultati i votimit është 391 vota Kundër me 242 Pro

May shpresoi deri në minutën e fundit se gjithçka do të kalonte në favorin e saj, pas refuzimit të parë që i bëri parlamenti në janar.

Amendamenti ishte dakordësuar të hënën e shkuar pas takimeve në Bruksel me liderët e BE.

Por çdo optimizëm që mund të vinte nga Brukseli, të martën, u hodh poshtë kur avokat i përgjithshëm, Geoffrey Cox, bëri të qartë se ndryshimet e saj nuk i zgjidhin zonat shqetësuese në lidhje me të ashtuquajturën "backstop".

Sikur votimi i sotëm të shkohej sipas planit të May, Britania e Madhe do të përgatiste daljen nga BE më 29 mars.

Çfarë pritet të ndodhë tani?

Hapi tjetër është votimi i nesërm, kur deputetët do të votojnë një mocion nëse do të lejojnë Mbretërinë e Bashkuar të dalë nga BE më 29 mars pa një marrëveshje – i ashtuquajtur Brexit, apo pa marrëveshje.

Dalja nga BE pa një marrëveshje mbart rreziqe të mëdha për tregtinë, imigracionin, shëndetin dhe me shumë mundësi parlamenti do ta hedhë poshtë, shkruan BBC.

Duke folur pas humbjes së sotme, May tha: "Votimi kundër largimit pa marrëveshje dhe kërkimi i një shtyrjeje nuk zgjidh problemet me të cilat përballemi".

Çfarë do të thotë kjo për kryeministren Theresa May?

Kryeministrja duket e penguar nga negociatat e Brexit, e cila deri tani i ka shkaktuar dy humbje parlamentare.

Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës së sotme se, nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco