Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Zbulohet një mal kokaine në portin e Nju Jorkut, sasia më e madhe në 25 vjet

Zbulohet një mal kokaine në portin e Nju Jorkut, sasia më e madhe në 25 vjet

08:43, 12/03/2019
A+ Aa A-

Agjentët e doganave kanë konfiskuar dërgesën më të madhe të kokainës ë portet e Nju Jorkut dhe New Jersey në këto 25 vjetët e fundit. 

Një kontenier që ishte nisur për në Londër, i mbushur me më shumë se 77 milionë dollarë kokainë, u zbulua nga doganierët në SHBA. 1.5 ton drogë të klasit A u zbuluan në një kamion në portin e Nju Jorkut, pasi Agjensia Kombëtare e Krimit të Britanisë informoi autoritetet kombëtare. 

Rreth 60 dengje me peshë 1,437 kg u zbuluan në 28 shkurt, njoftoi NCA, por lajmi u bë i ditur pubilikisht vetëm tani. Kjo është sasia më e madhe e kapur e kokainës në portet që nga viti 1994.

Kontenieri ishte gati për t’u nisur drejt Roterdamit në Holandë dhe pastaj për t’u shkarkuar në Londër.  Vlera e kësaj sasie kokaine, nëse do të shitej në rrugët e Londrës, llogaritej tek 100 milionë paund./SYRI.NET

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco