VIDEO/ Pajisja e ushtimeve lëviz papritur, ja pamjet shokuese

VIDEO/ Pajisja e ushtimeve lëviz papritur, ja pamjet shokuese

19:45, 27/02/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Argjentinë. Pajisja e ushtrimeve të trupit në  një park në San Miguel de Tucuman filloi të lëvizte vetë duke i trembur njerëzit aty pranë.

Ndërsa qëndronin në një distancë të sigurt, ata e filmonin momentin, kur karrigia ngrihej dhe shufrat paralele binin poshtë, vetëm së aty nuk ndodhej njeri.

“Qenka një fantazmë, që është e vendosur të humbë peshë edhe pse po shihet nga të gjallët”, ka shkruar një komentues.

Ende nuk dihet nëse kjo është ndonjë gënjeshtër, e realizuar me efekte speciale, ndërsa ekspertët e aktiviteteve paranormale janë duke e analizuar rastin me detaje

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco