VIDEO/ Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart në Vietnam

VIDEO/ Trump dhe Kim Jong-un shtrëngojnë duart në Vietnam

12:33, 27/02/2019
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un janë takuar për të dytën herë dhe kanë shtrënguar duart në hotel Metropol në Hanoi, Vietnam. Autokolona e Trump mbërriti para disa minutash në hotelin Metropole.

Kim Jong Un dhe Donald Trump u takuan të mërkurën për samitin e tyre të dytë, ndërkohë që presidenti amerikan thoshte se nuk po i rikthehej kërkesave të SHBA-së për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut.

Kim dhe Trump shtrënguan duart dhe buzëqeshën para një rreshti flamujt të vendeve të tyre në hotel Metropol në Hanoi.

Trump u tha gazetarëve se ai mendonte se bisedimet do të ishin shumë të suksesshme. I pyetur nëse do të deklaronte përfundimin zyrtar të Luftës së Koreve, Trump tha: “Do ta shohim”.

Kim tha se ata i kishin kapërcyer pengesat për të mbajtur samitin në Vietnam dhe se kishin nevojë për qetësi që pas takimit të tyre të parë në Singapor vitin e shkuar. Ai tha se shpresonte se bisedimet do të ishin të suksesshme.

Trump dhe Kim kanë në program një takim 20-minutësh, tek e tek dhe më pas një darkë bashkë me bashkëpunëtorët e tyre. Trump shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe shefi i Shtabit Mick Mulvaney kurse me Kim Yong-un do të bashkohet i dërguari i tij i lartë, Kim Yong Chol dhe Ministri i Jashtëm Ri Yong Ho./SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco