FOTO/ Shpërthen lokomotiva, zjarr vdekjeprurës në stacionin e trenit në Kajro

FOTO/ Shpërthen lokomotiva, zjarr vdekjeprurës në stacionin e trenit në Kajro

10:57, 27/02/2019
A+ Aa A-

Të paktën 12 vetë kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur nga një zjarr i madh që ra në stacionin kryesor hekurudhor të kryeqytetit të Egjiptit, Kajros.

Forcat e sigurisë thanë se zjarri shpërtheu kur një tren goditi një nga platformat e Stacionit Ramses.

Dhjetra ambulanca dhe zjarrfikëse nxituan për në vendin e ngjarjes.

“Po qëndroja në platformë dhe pashë trenin që po vinte me shpejtësi  -  tha një dëshmitar, Mina Ghaly për Reuters. - Të gjithë filluan të vraponin, por shumë njerëz vdiqën pasi lokomotiva shpërtheu.

Sistemi hekurudhor i Egjiptit ka siguri të ulët dhe shumë njerëz fajësojnë mungesën e investimeve nga qeveria dhe menaxhimin e dobët.

Në gusht 2017, 43 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën kur dy trena pasagjerësh u përplasën jashtë qytetit port të Aleksandrisë.

Aksidenti më i rëndë hekurudhor në vend ndodhi pranë Kajros në vitin 2002, kur një zjarr shpërtheu mespërmes një treni të tejmbushur em pasagjerë, duke shkaktuar vdekjen e 350 pasagjerëve./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco