Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

VIDEO/ Makina merr përpara këmbësorët, ja pamjet frikshme

VIDEO/ Makina merr përpara këmbësorët, ja pamjet frikshme

11:16, 25/02/2019
A+ Aa A-

Momenti i përgjakshëm ku një shofer lëvizi përgjatë rrugës së St.Petersburg, duke vrarë dy persona u kap nga kamerat e CCTV. Shoferi ishte nën ndikimin e oksidit të azotit dhe humbi vetëdijen, raportojnë mediat lokale. Përplasja e tmerrshme ndodhi në Nevskiy Avenue, ku një BMW x6 po udhëtonte me shpejtësi të madhe mori përpara disa makina përpara se të përfundonte në trotuar. Makina pasi përfundoi në trotuar dërgoi në ajër disa këmbësorë.

Më pas makina shkatërroi dyert e hapura të kafeneve, dyqaneve përpara se të kthehej në rrugë për të ndaluar më në fund. Për fat të mirë, disa kalimtarë me fat ia dolën t’i shpëtonin automjetit në shpejtësë. Dy persona, një shtetas amerikan dhe një turist nga Moskow mbetën të vrarë.

Përplasja ndodhi në orët e vona të mesnatës. Shoferi u ndalua menjëherë nga policia dhe u identifikua në media si 30 vjeçari Murad K. Ai ishte nën ndikimin e oksiditit të azotit, i njohur edhe si gazi që të bën për të qeshur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco