Një pjesë e ministrave britanik e kundërshtojnë daljen nga BE-ja

Një pjesë e ministrave britanik e kundërshtojnë daljen nga BE-ja

10:53, 23/02/2019
A+ Aa A-

Tre ministra të kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe kanë bërë thirrje për herë të parë publikisht që të shtyhet dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në rast se parlamenti nuk e miraton marrëveshjen me BE-në, raporotn Syri.netKosova

Pak ditë para procesit të votimit në Dhomën e Ulët, deputetët Greg Clark, Amber Rudd dhe David Gauke kanë thënë se koha po kalon shpejt dhe se shpresojnë që brenda pak ditësh të arrihet një marrëveshje përmes negociatave.
 Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ata kanë deklaruar se janë të gatshëm ta kundërshtojnë kryeministren May dhe të votojnë për ta shtyrë këtë proces.

Britania e Madhe pritet të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 29 mars. Marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë britanike nuk i ka marrë votat e mjaftueshme në parlament, por kryeministrja May nuk e ka përjashtuar mundësinë për t’u shkëputur nga BE-ja pa marrëveshje.

Ideja për ta shtyrë këtë proces për një datë tjetër, e cila është paraqitur nga një ish-ministër konservator, do të diskutohet në parlament të mërkurën e ardhshme.

Duket se kjo ide është duke u mbështetur edhe nga një pjesë e qeverisë pasi tre ministrat kanë thënë se shtyrja e Brexit-it është zgjidhje më e mirë sesa ndarja pa marrëveshje, shkruan “BBC”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco