Trump  emëron Kelly Craft Ambasadore në OKB

Trump emëron Kelly Craft Ambasadore në OKB

11:44, 23/02/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka nominuar të dërguarën e posaçme në Kanada, Kelly Craft për ambasadore në Kombet e Bashkuara, raporton  Syri.netKosova

“Jam i lumtur të njoftoj se Kelly Knight Craft, ambasadorja jonë aktuale në Kanada, do të nominohet për të qenë ambasadorja e re në Kombet e Bashkuara”, tha Trump në Twitter.

“Kelly ka bërë një punë të madhe në përfaqësimin e vendit tonë dhe nuk kam asnjë dyshim, nën udhëheqjen e saj vendi ynë do të përfaqësohet në nivelin më të lartë”, tha Trump.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në një njoftim tha se Craft “ka qenë mbrojtëse e sigurisë kombëtare dhe interesave ekonomike të SHBA-së në Kanada”, duke shtuar se ajo është shumë e kualifikuar për të ushtruar funksionin e njejtë në Kombet e Bashkuara.

Craft është bashkëshortja e miliarderit të thëngjillit Joe Craft. Të dy kishin mbështetur kandidaturën e presidentit Trump më 2016 dhe kanë qenë mbështetës edhe financiarë të Republikanëve.

Craft më 2017 ishte emëruar nga presidenti George W. Bush si delegat opsional për Kombet e Bashkuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/02/2019 09:56

Na sill një ambadadore edhe në Shqipëri për të pastruar haletë e Sorosit që e kanë pushtuar prej shumë kohësh.

Shto koment

Denonco