Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

FOTO/ Krijohet dora robotike, më e ndjeshme se orgjinalja prej mishi, nervash dhe gjaku!

FOTO/ Krijohet dora robotike, më e ndjeshme se orgjinalja prej mishi, nervash dhe gjaku!

13:27, 23/02/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarët italianë kanë bërë së fundmi, një shpikje tejet të rrallë. Është krijuar një dorë e re bionike më e ndjeshme se gjymtyrët e bëra prej mishi dhe gjaku, u pohua në një konferencë robotike në Romë këtë të enjte.

Dora e bërë nga Biorobotica u krijua së pari, nga studiuesi Paolo Dario në vitet 1980. Ishte ai i cili provoi lidhjen e parë të kësaj dore, me një sistem nervor.

Dora u mundëson përdoruesve të orientohen në errësirë, thanë studiuesit, sepse lidhja e saj me sistemin nervor u mundëson njerëzve të ndjejnë format në errësirë.

Shpikja është fryt i një bashkëpunimi midis Silvestro Micera, nga shkolla Sant'Anna në Pisa dhe Paolo Maria Rossini, nga universiteti, Agostino Gemelli në Romë./f.h/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco