Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Një shqiptar pritet të zgjidhet Kryetar i parlamentit të Turqisë

Një shqiptar pritet të zgjidhet Kryetar i parlamentit të Turqisë

08:22, 23/02/2019
A+ Aa A-

Mustafa Sentop, zgjidhet kandidati i partisë qeveritare në Turqi, Drejtësi dhe Zhvillim (partia AK), për postin e kryetarit të Kuvendit, pasi kryeparlamentari aktual Binali Yildirim dha doreheqjen për të garuar si kandidat i kësaj partie për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 mars.

Sentop i cili aktualisht është deputeti i Partisë AK për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare, mëson Almakos.

Ai, pritet të dielën të garojë për kryeparlamentar, ndërsa në 2 raundet e pare nevojiten 401 vota nga gjithsej 600. Në rast se zgjedhja shkon në raundin e tretë, nevojitet shumicë e thjeshtë, ose 301 vota.

Siç përcjell Almakos kundër kandidatë janë, Engin Altay nga Partia opozitare Republikan Popullore (CHP), ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka njoftuar se do të mbështesë kandidatin e Partisë AK.

Serpil Kemalbay Pekgozegu nga Demokratike e Popujve (HDP), si dhe Imam Huseyin Filiz nga partia IYI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti23/02/2019 09:08

te fitohete partia ataturku partia Tasuciler partia dimerele partia moanrkike partia republikane partia avdulhamit partia kosemi partia sulemani partia mehmeti partia ak nacionaliste partia opositare dhe partia socialiste ne turqi partia reformatore partia sulltani dhe partia dinasiapartia socialisteideologjike

Daj Jaku23/02/2019 08:38

A vazhdon të ketë zgjedhje në Turqi?

Shto koment

Denonco