Irlanda kundër Britanisë, harton plan urgjent për Brexit

Irlanda kundër Britanisë, harton plan urgjent për Brexit

21:59, 22/02/2019

Irlanda ka dalë që në fillim kundër Brexit. Pas këtij kaosi që është krijuar Irlanda ka një plan në qoftë se Britania del pa marrëveshje nga BE.

Zëvendëskryeministri i Irlandës, Simon Coveney, ka thënë se shpreson që qeveria të mos ketë nevojë ta përdorë planin urgjent në rast të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje.

Coveney njoftoi se në planin e hartuar kanë punuar nëntë departamente të qeverisë dhe në të janë përfshirë një numër i madh i çështjeve. Ai ka thënë se dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian në mënyrë të paorganizuar do të ishte humbje e madhe për Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës.

Legjislacioni urgjent është hartuar për t’i mbështetur bizneset, për t’i mbrojtur vendet e punës, shërbimet themelore dhe të drejtat e qytetarëve. Sidoqoftë, ministri ka thënë se shpreson që ky propozim të mbetet në sirtar dhe të mos përdoret.

Dokumenti me 70 faqe është njëri nga propozimet më të hollësishme që është përgatitur ndonjëherë nga qeveria irlandeze. Sidoqoftë, zyrtarët irlandezë thonë se ende shpresojnë në një marrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe në mënyrë që të shmangen pengesat e shumta që do t’i sillte ndarja pa marrëveshje, shkruan “BBC”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment