Protestuesit përleshen me policinë në kufi me Brazilin, ka viktima

Protestuesit përleshen me policinë në kufi me Brazilin, ka viktima

21:53, 22/02/2019
A+ Aa A-

Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet në kufirin e Venezuelës me Brazilin, raportojnë mediat lokale.

Forcat e sigurisë të Venezuelës hapën zjarr ndaj një grupi protestuesish që u përpoqën t'i pengonin ata që të bllokonin kufirin.

Presidenti Nicolás Maduro ka mbyllur kufirin e vendit me Brazilin pas vendimit që Brayili ishte i gatshëm të ofronte ndihmë humanitare.

Përleshjet ndodhën kur protestuesit u përballën me trupat venezueliane të premten në mëngjes në qytetin jugor venezuelian Kumarakapay, njofton agjencia e lajmeve AFP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco