Vonohet 3 minuta në takim, ministri japonez kërkon falje

Vonohet 3 minuta në takim, ministri japonez kërkon falje

17:25, 22/02/2019

Ministri japonez për Lojëra Olimpike, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publikisht pasi arriti me tre minuta vonesë në një takim parlamentar.

Deputetët e opozitës japoneze kanë thënë se, vonesa e ministrit paraqet mungesë respekti për pozitën e tij dhe e bojkotuan takimin e komisionit për buxhet për 5 orë në shenjë proteste për vonesën e këtij zyrtari të lartë, shkruan BBC..

Ky ministër është kritikuar edhe më parë pasi ka deklaruar se është i zhgënjyer për një atlete të diagnostifikuar me leuçemi. Pas kritikave të shumta, ai ishte i detyruar të kërkojë falje për këtë deklaratë.

Ministri në fjalë ishte kritikuar ashpër edhe në vitin 2016, kur i kishte quajtur “prostituta profesionale” gratë që ishin të detyruara të ofrojnë shërbime seksuale për ushtarët japonezë në kohën e luftës.

Partitë opozitare në Japoni kanë bërë thirrje të vazhdueshme që ai të japë dorëheqje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment