Sony investon 600 miliardë yen për të sjellë risi në teknologji

Sony investon 600 miliardë yen për të sjellë risi në teknologji

13:33, 22/02/2019
A+ Aa A-

Kompania e njohur japoneze Sony po mendon të sjellë risi në teknologji.

Sipas një deklarate të dhënë të enjten, Sony Corp tha se do vaktojë 40 për qind të inxhinierëve të rinj të saj në Japoni gjatë dy viteve të ardhshme në biznesin e chip që përfshin sensorë të imazhit.

Kjo vjen pasi kompania kërkon aplikimet të reja të sensorëve të imazhit, që nga makinat dhe deri tek smartphoet.

Alokimi është në përputhje me planet e kompanisë për të investuar 600 miliardë yen (5.4 miliardë dollarë) në sensorë të imazhit gjatë tre viteve deri në mars të vitit 2021, ose gjysmën e shpenzimeve kapitale të planifikuara të grupit.

Sony kontrollon më shumë se gjysmën e tregut të sensorëve të imazhit për smartphones, dhe biznesi i sensorëve ishte një nxitës kryesor i një kthese për konglomeratin që në kulmin e saj e çoi botën në pajisjet e konsumit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco