FOTO/ Shpëtojnë dhe ngrohin qenin e ngecur në akull, por u del ujk

FOTO/ Shpëtojnë dhe ngrohin qenin e ngecur në akull, por u del ujk

13:19, 22/02/2019

Punëtorët zemërmirë estonezë vrapuan të shpëtonin një qen fatkeq që kishte rënë në një lumë të ngrirë të mërkurën, të pavetëdijshëm se ata kishin futur një ujk të egër në makinën e tyre. Burrat po punonin në digën Sindi në lumin Parnu kur pikasën kafshën që kishte ngecur në ujin e akullt.

Pasi e çanë një copë rrugë nëpër akull, e ngritën në krahë “qenin’ e ngrirë dhe e çuan në një klinikë për ta shëruar. Vetëm aty u zbulua se në fakt kishin mbajtur në krahë një ujk!

Unioni Estonez për Mbrojtjen e Kafshëve (EUPA) tha se ujku kishte tension të ulët gjaku kur e çuan në zyrën e veterinerit, ç’ka mund të shpjegojë sjelljen e tij të butë e të bindur në kohën kur burrat e futën në makinën e tyre për ta ngrohur.

Duke folur për gazetën estoneze Postimees, një nga burrat, Rando Kartsepp, tha: “ Na u desh ta mbanim disi pjerrët, se ai peshonte ca. Ishte i qetë dhe fjeti në këmbët e mia. Kur unë desha ta prekja, ngriti kokën për një moment,” tha ai.

Veterinerët patën disa dyshime mbi natyrën e vertetë të qenit të madh, por qe një gjuetar i zonës, që i njihte mirë ujqërit aty përreth, që i dha karar dhe përfundimisht konfirmoi se çfarë ishte ai: Ishte një ujk mashkull i ri, rreth 1 vjeç!

Të armatosur me këtë informacion të ri, punonjësit e klinikës vendosën që ta fusin ujkun në një kafaz gjatë kurimit, se mund të bëhej më pak i dëgjueshëm sapo të merrte veten.

EUPA tha se pagoi për kurimin e asaj kafshëve dhe që "fatmirësisht, gjithçka shkoi mirë”.

Ujku u rimëkëmb pas rrezikut për vdekje që iu kanos një ditë më parë dhe, kërkuesit shkencorë të agjensisë së mjedisit, pasi i vunë edhe një rrip GPS, e lëshuan në botën e tij të egër.

Estonia është atdheu i qindra ujqërve dhe ujku është përzgjedhur si kafsha kombëtare e Estonisë vitin e kaluar nga një grup organizatash të natyrës./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco