Erdogan bisedë telefonike me Trump, ja çfarë u diskutua

Erdogan bisedë telefonike me Trump, ja çfarë u diskutua

10:21, 22/02/2019
A+ Aa A-

Terrorizmi është një problem shqetësues në mbarë botën. Për këtë tematikë kanë zhvilluar një bisedë telefonike president i Turqisë Erdogan me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Sipas infromacioneve të marra nga burimet presidenciale, Erdo?an dhe Trump diskutuan zhvillimet e fundit në Siri dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së procesit politik.

Të dy presidentët po ashtu riafirmuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të luftuar çdo lloj terrorizmi. Gjatë bisedës, Erdo?an rikonfirmoi dëshirën e Turqisë për të vazhduar marrëdhëniet e ngushta me partnerin e saj strategjik,raporton Anadolu Agency.

Krerët e të dy vendeve ranë dakord se vendimi i tërheqjes së SHBA-ve nga Siria duhet të zbatohet në bazë të interesave të përbashkëta dhe pa dëmtuar qëllimet e përbashkëta. Presidenti turk dhe ai amerikan po ashtu ranë dakord të zhvillojnë më tej marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve dhe të arrijnë qëllimin tregtar prej 75 miliard dollarësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco