ISIS shpërbashkohet, evakuohen civilët e fundit

ISIS shpërbashkohet, evakuohen civilët e fundit

12:15, 21/02/2019
A+ Aa A-

ISIS shpërbashkohet.  Sipas raportimeve të agjencisë Asocciated Press, së paku 15 kamionë kanë dalur nga korridori humanitar i cili javët e fundit është përdorur për të evakuuar njerëzit nga enklava e fundit e kontrolluar nga ekstremistët e grupit militant Shteti Islamik, raporton rel.

Vëzhguesit e të drejtave të njeriut, i thanë BBC-së se të gjithë civilët janë evakuuar nga rajoni. Duke u transportuar me kamionë janë parë edhe gra dhe fëmijë.

Koalicioni ndërmjet arabëve dhe kurdëve të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar më herët se ka filluar betejën përfundimtare “për të dëbuar” ekstremistës e IS-it, nga rajonet e mbetura nën kontrollin e këtij grupi në lindje të Sirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco