May vazhdon përpjekjet për të rishikuar Brexit

May vazhdon përpjekjet për të rishikuar Brexit

11:56, 21/02/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se do të dërgojë për votim në parlament një marrëveshje të rishikuar të Brexit-it, sa më parë që të jetë e mundur. Megjithatë, ajo tha se kjo do të ndodhë pasi të sigurohen ndryshimet e marrëveshjes nga Bashkimi Evropian, transmeton Reuters.

“Natyrisht, jemi në diskutime me Bashkimin Evropian dhe do të kërkojmë një votë përsëri në këtë parlament kur është e mundur të sjellim një marrëveshje që merret me çështjet të cilat janë ngritur këtu”, i tha May parlamentit britanik.

Megjithatë, Bashkimi Evropian tha se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet të cilat kryeministrja britanike Theresa May do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së, në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it.

“Nuk ka lëvizje të mjaftueshme për mua që të mund të supozoj për një diskutim të frytshëm”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Parlamenti britanik ka votuar kundër marrëveshjes aktuale për Brexit-in.

Kryeministrja May është duke insistuar që Mbretëria e Bashkuar të mos “bllokohet” në marrëveshjen për kufirin irlandez, që parasheh moskthimin e kontrolleve kufitare, pavarësisht çfarë pakti arrin Mbretëria me BE-në.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti./rel/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco