Jepet alarmi! Stuhia e borës pritet të godasë SHBA-në

Jepet alarmi! Stuhia e borës pritet të godasë SHBA-në

10:52, 21/02/2019
A+ Aa A-

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhënë alarmi për një stuhi te rë dimërore ku do sjellë reshje të dendura bore dhe ngrica të shumta.

Stuhia pritet të përfshijë plot 39 shtete të SHBA-së.

Janë më shumë se 200 milionë persona të përfshira nga veriu deri në Miduest dhe bregun lindor të vendit, përcjell atsh. Më shumë se 1 200 fluturime janë anuluar sipas faqes në interent që i dedikohet udhëtimeve me avion “FlightAware”.

Pas qyteteve si Çikago dhe Detroit, dëbora ka mbërritur edhe në Uashington dhe pritet që në orët në vijim të prekë edhe Nju-Jorkun, duke rrezikuar që të shkaktojë kaos në orët e pikut,
Në Nju Xhersi, guvernatori Phil Murphy ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në Filadelfia shkollat janë mbyllur. Ekziston rreziku që me temperaturat e ulëta dëbora të shndërrohet në akull duke i bërë të rrezikshme zhvendosjet.

Kujtojmë që para një muaji SHBA kaloi një nga stuhitë më të rënda dimërore ku temperaturat arritën në -50 gradë celcius.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco