E turpshme, dëmtohen varrezat hebreje në Francë

E turpshme, dëmtohen varrezat hebreje në Francë

11:07, 20/02/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë. Rreth 80 varreza të hebrenjve në Francë janë dëmtuar, kanë njoftuar zyrtarët.

Dëmtimet e varrezave janë zbuluar të martën, në prag të marshimeve mbarëkombëtare kundër rritjes së sulmeve antisemite.

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e fshatit Quatzenheim, në natën ndërmjet të hënës dhe të martës.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vizituar varrezat për të inspektuar dëmin, përpara se të drejtohet në Qendrën e përkujtimit të Holokaustit në Paris.

“Është e rëndësishme për mua të jem këtu sot me ju”, ka thënë presidenti Macron para udhëheqësve dhe anëtarëve të komunitetit hebre.

Presidenti Macron, ka dënuar abuzimin antisemit pasi një intelektual i spikatur ishte në qendër të një sulmi gjatë fundjavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco