FOTO/ Arrestohen prindërit e ish-kryeministrit Renzi, mikut të Edi Ramës

FOTO/ Arrestohen prindërit e ish-kryeministrit Renzi, mikut të Edi Ramës

23:22, 18/02/2019
A+ Aa A-

Prindërit e ish-kryeministrit italian, Matteo Renzi janë arrestuar ditën e sotme.

Pasi janë marrë në pyetje, gjykata ka vendosur që Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli të rrinë në ‘arrest shtëpie’.

Lajmin për arrestimin e dy prindërve të Renzit e ka dhënë avokati i tyre, Federico Bagattini i cili e ka quajtur vendimin për arrestimin si të ‘pakuptueshëm dhe të pazakontë’.

Prindërit e ish-kryeministrit italian akuzohen për mashtrime bankare dhe fatura false.

Ngjarjet kanë ndodhur në vitet 2010-2011.

Kujtojmë këtu se Matteo Renzi për disa vite ishte kryeministër i Italisë. Ai vinte nga Partia Demokrati Italiane, që është simotra e Partisë Socialiste në Shqipëri.

Këto dy parti janë të binjakëzuara, ndërsa Renzi është edhe si mik i afërt i Edi Ramës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mashtruesi19/02/2019 07:40

Të dy janë mashtrues ordinerë, dinë të bëjnë vetëm Show në kurriz të popullit.

Daj Jaku19/02/2019 07:33

Ndryshimi i madh, Mateo ka prindër mashtrues, Edvini i ka kriminelë, vrasës. Mateo i dha mbështetje të varfërve, Edvini nuk la gjë pa i vjedhur të varfërve, madje edhe votën, më pas i përzuri nga atdheu.

Shto koment

Denonco